I pyetur nga Corriere della Sera, nëse Ballkani aktualisht është i ekspozuar ndaj ndikimit rus dhe kinez, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se zona është një pikë e dobët e kontinentit për sa i përket rrezikut të depërtimit të subjekteve të tjera.

“Nëse shikojmë Rusinë, është e qartë se ajo ka rrugët dhe kanalet e veta që e bëjnë Ballkanin të pambrojtur: kjo është arsyeja pse ne dhe vendet e tjera në rajon po punojmë për Ballkanin e Hapur, i cili pret të anëtarësohet në BE”. tha Rama.

Në përfundimin se Putini do të jetë i kënaqur me këtë ngërç, Rama tha se Putini “mund të mos jetë mirë me shëndet, por as Bashkimi Europian nuk është më mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *