Kapja e plot 4 ton kokainë nga antimafia italiane, është ekspozuar një rrjet kriminal që transportonte drogë mes Amerikës së Jugut, Sllovenisë, Holandës dhe Italisë.
Mediat nga gadishulli Apenin raportojnë se autoritetet italiane bashkëpunuan me ato sllovene, dhe teksa Ministria e Brendshme italiane nxori një raport prej më shumë se 350 faqesh mbi situatën e trafikut të drogës, një hetim midis dy vendeve ka çuar në sekuestrimin e mbi 80 kilogramëve dhe më shumë se tetë kilogramë marihuanë e hashash, të cilat të gjitha kapin një vlerë tregu prej rreth 4 milionë e gjysmë euro.
Në përfundim të hetimeve që u zhvilluan në Itali më 7 prill të këtij viti, ndërsa në Slloveni operacioni vazhdoi deri pak ditë më parë u sekuestruan edhe heroinë, një automatik M70, gati plumba dhe të paktën 30.000 euro para të gatshme.
Trafiku i drogës në Amerikën e Jugut drejtohej nga një grup kriminal të cilin e udhëhiqte një 31-vjeçar shqiptar. Ai sillte në Evropë sasi të mëdha kokaine, duke e kaluar tranzit nëpër portet holandeze dhe në Slloveni me ndihmën edhe të një 36-vjeçari slloven që jetonte në zonën e Ishullin e d’Istria. Slloveni menaxhonte dhe drejtonte gjithë zinxhirin logjistik, të kompletuar me makina të regjistruara në Slloveni që vepronin si korrierë.
Vetëm në Slloveni, më 21 qershor policia e Koperit arrestoi katër shtetas sllovenë (21, 35, 38 dhe 39 vjeç), të cilët janë lënë në arrest me burg.
Hetimet vijojnë për të kuptuar mbi të gjitha pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës.