Me pikëllim të thellë sot në Paratqan të Ulët është varrosur Hekuran Hoti, i cili dyshohet se një ditë më parë bëri vetëvrasje.
Një njoftim për varrimin e të riut e ka dhënë kryetari i Rahovecit, Smaj Latifi i cili edhe ka marrë pjesë në varrim prej nga ka bërë një dedikim dhe ka shpërndarë disa fotografi:
“Sot, me dhimbje të thellë u varros i riu 19 vjeçar, Hekuran Hoti nga fshati Pataqan i Ulët.
U shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hoti, farefisit, bashkëqytetarëve dhe gjithë atyre që e njohën këtë djal të ri!
Pushofsh në qetësi, Hekuran!”, ka shkruar kryetari Latifi.











