Një ngjare e rëndë është regjistuar ditën e sotme në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 67- vjeçar është gjendur i mbytur në rezervuarin e Hecit.
Më herët i moshuari ishte raportuar i zhdukur nga djali i tij, teksa nga kqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Megjithtë polica është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftim:
Sipas policisë, më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.
Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.