Trangulli përmban shumë lëngje në të, kështu që është i mirë për ditët e nxehta të verës. Në vend që të hargjoni ujë, trangulli do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar.

Ai i mban veshkat tuaja të shëndetshme. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, trangulli është diuretik dhe në këtë mënyrë ndihmon në çlirimin e toksinave nga trupi. Kjo mund të parandalojë formimin e gurëve në veshka, por edhe të ndihmojë në nxjerrjen e atyre ekzistuese duke urinuar. Ai gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e niveleve të acidit urik në trup, i cili ndihmon në mbajtjen e shëndetshëm të këtij dhe organeve të tjera të traktit urinar.

Promovon shëndetin e kockave, lëkurës dhe thonjve. Trangulli përmban kalcium, vitaminë K, magnez dhe vitaminë C të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të kockave. Këto vitamina dhe minerale i nevojiten trupit për të ruajtur densitetin e kockave dhe për të shëruar frakturat. Përveç këtyre, trangulli përmban edhe mikromineralin silikon, i cili lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga artriti, por gjithashtu forcon indet lidhëse si flokët dhe thonjtë. Flokët do të jenë elastikë dhe nuk do të thyhen lehtë.

Parandalon erën e keqe të gojës dhe prishjen e dhëmbëve. Në vend që të merrni çamçakëz, nëse ju shqetëson era e keqe e gojës, merrni një fetë trangull. Përqendrimi i lartë i ujit në këtë ushqim parandalon tharjen e gojës, dhe struktura e tij krokante ndihmon në largimin e baktereve nga zgavra e gojës që shkaktojnë një erë të pakëndshme dhe stimulon prodhimin e pështymës.

Kastraveci rregullon diabetin. Ka një indeks të ulët glicemik (ka një indeks prej 15 në shkallë dhe çdo gjë nën 55 konsiderohet e ulët) që do të thotë se nuk shkakton rritje të niveleve të glukozës në gjak. Përmbajtja e pasur e fibrave gjithashtu ngadalëson tretjen e karbohidrateve dhe sheqernave, gjë që ul nivelin e glukozës në gjak. Përmbajtja e lartë e ujit ndihmon në parandalimin e dehidrimit, gjë që e bën këtë ushqim një zgjedhje të shkëlqyer për njerëzit me diabet.

Nëse këto arsye nuk ju mjaftojnë për të bërë një sallatë me trangull, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të përmirësoni tretjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *