Zgjedhjet e përsëritura parlamentare në fshatin Tërnovc të Madh të Bujanocit, në vendvotimin numër 6 në shkollën fillore “Muharem Kadriu”, do të mbahen më 30 qershor nga ora 07:00 deri në ora 20:00.

Kështu ka vendosur dje Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) i Serbise, i cili përcakton se do të printohen 1089 fletë votimi,raportojnë mediat e Beogradit.

Zgjedhjet e parapara për të enjtën e kaluar dështuan. Kandidati shqiptar për deputet, Shaip Kamberi akuzoi komisionerët e partisë së Ivica Daçiqit(SPS) për dështimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *