Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:

VJEDHJE GRABITQARE

Gjakovë 25.06.2022-03:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se i kishte vërejtur katër(4) persona meshkuj duke vjedhur në shtëpinë e tij. Viktima kishte arritur ta identifikoj njërin nga të dyshuarit, ku e kishte kapur dhe kishte tentuar ta ndaloj por që i dyshuari mashkull kosovar sulmon viktimën dhe arrin të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë. Më pas i dyshuari i identifikuar arrestohet dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa tre(3) personat e tjerë gjenden në arrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *