Murgesha, predikuesja, aktiviste dhe misionare krishtere Caroline Lewis McFarlane ka ndërruar fe. Ajo pati një ndikim të madh te të krishterët dhe iu besua misioni i përhapjes së krishterimit në Lindjen e Mesme, ka deklaruar konvertimin e saj në Islam dhe thotë se beson në Profetin e fundit.
Caroline Lewis McFarlane duke qarë rrëfen për besimin në Pejgamberin Muhamed.
“Ndryshim i madh për mua. Unë besova në të fundit të profetëve, kështu që enigma u plotësua. Pashë muslimanët duke bërë gjithçka që studioja në Bibël, duke bërë të gjitha gjërat që lexoja, lexova në Psalmet rreth faljes në mbrëmje dhe faljes në mëngjes dhe lutjes në mesditë, muslimanët e bëjnë këtë dhe ata e jetojnë jetën e tyre me krenari. Të krishterët nuk bëjnë atë që thonë, ndërsa muslimanët bëjnë gjithçka që thonë, dhe kjo është konsistente në jetën e tyre, dhe kam dëgjuar kur isha e krishterë se kur një person shqipton shehadetin dhe hyn në Islam ai lind përsëri, dhe kam studiuar Islamin dhe jam zhytur në të para se ta përqafoj.  Kohët e fundit u konvertova në Islam. Dëshmia u prononcua, dhe mora atë që doja. Më pëlqeu ajo që mora, kështu që ëndrrat e mia u bënë realitet. Myslimanët nuk ndalen para asgjëje për t’u lutur, dhe kjo nuk është ajo që ne bënim në krishterim.
Leximi i Kuranit na mbron, sidomos neve që nuk kemi familje muslimane, jemi vetëm, por e kemi rrugën, kemi rrugën e drejtë dhe jam mirënjohëse që mendoj se po bëhem më e durueshme dhe kam një kuptim më të mirë të jetës sime. Islami nuk është vetëm një fe por ka të bëjë me jetën dhe perjetesinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *