Ish-finalisti i “Big Brother VIP3”, Julian Deda, ishte mëngjesin e kësaj të premte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Aktori i dashur për publikun shkoi shumë pranë fitores, por në podium çmimin e madh e rrëmbeu Egla Ceno.

Ndërkohë gjatë intervistës në “Wake Up”, Juli foli më shumë rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Pjesë nga intervista:

Kur Heidi ka qenë në këtë studio ka thënë emrin tënd si një person që do të mund të takohej e të fliste…

Nuk më ka marrë në telefon akoma. Ka gënjyer (qesh). Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të aty brenda, në shumicën e rasteve ishim në të njëjtën mendje. Ishte e drejtë në shumë momente. Si vajzë nuk e ndryshoj perceptimin që kam për të, si lojtare është muhabet tjetër pastaj. Për mua Heidi vazhdon të jetë një vajzë inteligjente dhe e di se çfarë do.

Me Heidin dhe Romeon nuk kam patur komunikim. Nuk jam takuar, ata kanë qenë në lëvizje. Me Eglën jemi takuar në studio televizive, por nuk kemi folur në telefon. Pastaj me të tjerët kam pasur kontakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *