Pesë persona u vranë sot në Shtëpinë e të moshuarve dhe të Invalidëve në rrugën Mažuranićeva në Daruvar, Kroaci.
Banorët Daruvarit janë në shok për vrasjet e fundit.
Drejtori i Institutit për Mjekësi Emergjente, Nenad Mrzlečki, tha për MojPortal se punonjësit e Emergjencës të Daruvarit, kur kanë arritur në vendin e krimit, kanë gjetur katër të vdekur dhe katër të plagosur të cilët janë transportuar menjëherë në spital.
“Tre persona janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pakracit dhe një person në Viroviticë. Në situata të tilla, ne gjithmonë veprojmë në këtë mënyrë që të mos ngarkohet vetëm një institucion shëndetësor” – shpjegoi Mrzlečki dhe shtoi se ka edhe lëndime të lehta, por gjithashtu theksoi se të gjitha informacionet nga terreni duhet të merren me kujdes.
“Ekipet tona janë ende në terren dhe prioritet është që t’u ofrojmë ndihmën e nevojshme dhe vetëm pasi të bëhet kjo do të dimë të dhënat e sakta për numrin e viktimave” – thotë drejtori i Emergjencave.
Qyteti i Daruvarit njoftoi për masakrën e tmerrshme.
“Jemi të shokuar dhe në mosbesim për këtë ngjarje tragjike në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar. Familjeve të të ndjerëve iu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje fatkeqe. Sulmuesi u kap. Hetimi është në vazhdim” – njoftuan ata në faqen zyrtare të qytetit në Facebook.
Edhe policia ka njoftuar për të shtënat:
“Sot, më 22 korrik, në orën 10:10 në policinë Bjellovar-Bilogora është raportuar se një person mashkull me armë zjarri ka vrarë dhe plagosur disa persona në shtëpinë e të moshuarve dhe të invalidëve. Personi i cili është i lidhur me krimin është nën mbikëqyrjen e policisë Në vendngjarje do të kryhen hetime, të cilat do të drejtohen nga zv.prokuroria e qarkut Bjelovar”.
PËr masakrën kanë folur edhe fqinjët.
“Një fqinj tjetër më tha se vrasësi shkoi në një kafene aty pranë dhe tha ‘tani i kam vrarë të gjithë” – tha një grua.
Merret vesh se sulmuesi ka lindur në vitin 1973, përndryshe është veteran i luftës së Kroacisë.
Ai hyri me armë në Shtëpi, vrau nënën e tij, banorë të Shtëpisë, si dhe punonjës. Gjithsej tetë persona u plagosën – pesë janë të vdekur, një është në gjendje kritike, dhe dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas vrasjes ai ka ikur, por policia e kapi shumë shpejt pranë kafenesë Daruvarac.
.