Një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi i është hedhur një copë djathë. Më 28 qershor 2017, Karanbir Cheema ishte në shkollë në Londër, MB, kur ndodhi tragjedia.
Adoleshentit, i cili ishte alergjik ndaj një sërë gjërash, duke përfshirë qumështin dhe produktet e tij, grurin, glutenin, vezën, dhe arrat, e pemët, një shok klase iu hodh një copë djathë.
Ndonëse Karanbir nuk e gëlltiti djathin, ai ra në kontakt me lëkurën e tij dhe goditi në qafë nxënësin.
Ai menjëherë u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike. Mjerisht, Karanbir vdiq disa ditë pas sprovës në spitalin Great Ormond Street.
Shkaku i vdekjes së tij më vonë u vendos si sindroma e arrestit post-kardiak.
Duke kujtuar momentin pikëllues nëna e tij Rina tha në këtë mëngjes:
“Nuk donim t’i fiknim apasratet që e mbanin në jetë- nuk ishte e drejtë që trupi i tij i vogël ta kalonte këtë.
“Ai buzëqeshi kur makina u fik, e morën në një dhomë tjetër dhe ne i thamë lamtumirën e fundit para se ta ulnin dhe ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij”.
Ajo shtoi:
“Ju jeni gjithmonë duke u lutur për mrekullinë e minutës së fundit vëllezërit dhe motrat e tij dhe xhaxhallarët e tij ishim të gjithë aty pranë tij.”
Karanbir kishte një EpiPen me vete në shkollë, por më vonë u zbulua se ilaçi ishte pothuajse një vit i vjetëruar. Ishte e vetmja adrenalinë e administruar përpara se adoleshenti të pësonte arrest kardiak.
Djali që hodhi djathin mbi Karanbirin pretendoi se ai vetëm ‘po luante përreth’ dhe pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të alergjive të tij ndaj qumështit dhe produkteve të tij.
Ndërsa kontakti me lëkurën ka shkaktuar reaksione të rënda alergjike si ky më parë, rrallëherë është vërtetuar fatale.
Adam Fox, një konsulent ndaj alergjive pediatrike, i tha hetimit për vdekjen e tij në 2019, sipas Sky News:
“Aty ku ky rast është jashtëzakonisht i pazakontë është natyra e ngjarjes që çoi në anafilaksinë.
“Për shkak se reaksionet e rënda alergjike nëpërmjet kontaktit me lëkurën janë vërtet shumë, shumë të rralla, dhe nëse vetëm kontakti me lëkurën ka shkaktuar anafilaksinë, në këtë rast fatale, besoj se është e paprecedentë.
“Unë nuk kam qenë në gjendje të gjej asnjë raport rasti. Unë kam analizuar gjerësisht këtë dhe nuk jam në dijeni të ndonjë rasti fatal.”
Karanbir Cheema ishte vetëm 13 vjeç kur vdiq
Nëna e Karanbir vendosi t’i fikë aparatet e jetës për të birin