Nga: Alban S Hajrushi

Të rinjtë tanë pak lexojnë,
Në faqe librash nuk gjejnë vlerë,
Por drita e dijes humbet,
Kur librat qëndrojnë në terr.

Shkruhet një botë në rreshta,
E shpërfillur prej tyre që s’e çmojnë,
Por në çdo fjalë është një thesar,
Që vetëm leximi e zbulon.

Mos lejoni librat të heshtin,
Se në heshtje humbet një jetë,
Lexoni dhe zgjoni mendjen,
Vetëm kështu do ecni drejt.

Kush lexon, mëson,
Kush lexon, vepron,
Kush lexon, botën e kupton,
Në çdo faqe, një mendje ndërton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *