Ka ndryshuar ndjeshëm renditja e boksierëve më të mirë në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, nga pozita e 3-të e tutje.
Derisa Anthony Joshua ishte i treti në rangëista, pas humbjes së fundit nga Daniel Dubois është hedhur në vendin e 7-të. Deontay Wilder, një boksier i jashtëzakonshëm, pas humbjes së meçit të tij të fundit nga Parker, është hequr fare nga lista e dhjtëshes më të mirë të peshës së rëndë.
Daniel Dubois, me meritë tani e ka vendin e tretë në listë, Joseph Parker, i katërti e Zhiel Zhang poashtu me meritë në vendin e pestë.
Një befasi në ranglista është gjermani Agit Kabayel, i renditur si i 6-ti,. Ai ka zhvilluar deri tani 25 meçe në boksin profesionist dhe të gjitha i ka fitore, 17 prej të cilave i ka me nokaut. Megjithatë ai të vetmin boksier të elitës profesionale e ka mundur me poenca Derek Chisoren. Të tjerët janë jo aq të njohur.