Nga raporti ditor-Policia e Kosovës:
HETIM I VDEKJES
Suharekë / 01.10.2024-11:05. Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima femër kosovare pasi është dërguar në spitalin rajonal në Prizren është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.