Adresimi i trajnerit më të suksesshëm Driton Kuka:
“Për një ditë të mirë …
Cikli Olimpik përfundoj rrjedhimisht koha e përgjegjësive në çdo federatë!
Koha kur tashmë po mbahen zgjedhje e do mbahen tjera nëpër federata e Komitet Olimpik!
Sdua të flas se çka ka ndodh në shumë federata e as se sa e kush ka punuar e merituar të jetë në KOK.
Por dua të besoj që është koha e fundit që Shteti të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa koxha të mira e përgjegjësi për rezultate pak ose fare po kërkohet!
Lojërat Olimpike morën fund e shumica federatave apo krerëve të federatave spo e marrin mundin me fol për arsyet pse as Norma Olimpike smund të arrihen e le ma medalje!
Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjësi merrni model ndonjë shtet ju lutem!
Në Gjermani Psh kandidati për Kryetar të ndonjë federate kandidon me program e cak që e prezenton te shteti e nese nuk e arrin cakun ai sdo kandidoj ma se Shteti nuk financon ata që nuk kanë sukses edhe pikë!”