Është vënë në pranga ditën e sotme ish-presidenti i vendit Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Arrestimi ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Kamzës”, teksa Meta po kthehet me shoferin e tij nga Kosova.

Momentin e aksionit të arrestimit, kur disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.
Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundër të rrugës. Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa ai është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udhëtonte kryetari i kësaj partie, Ilir Meta në momentin e arrestimit, përshkroi edhe njëherë momentin në “Top Story”.

Peca tha se është i tronditur emocionalisht, pasi siç pretendon ai, efektivët e policisë i dolën papritur para duke i prerë rrugën automjetit, me maska dhe automatik duke ushtruar terror. Ai shprehet se në momentet e para mendoi se po grabitej ish-presidenti Meta, ose po i kryhej atentat.

“Akoma nuk e kam marrë veten duke përjetuar atë skemë krimi. Ne po udhëtonim prej dy orësh. Ishte si ditë normale e zakonshme, kishte njoftuar një konferencë për mediat. Ishte shumë i qetë. Kur na preu makina rrugën dhe kur dolën ata me maska dhe automatik, mendova se ishte grabitje, marrje peng, ose atentat që mund të na eliminonin fare. Na hapën të dyja dyert njëkohësisht. Direkt thanë do vish me neve, ku do vi kush je ti.

Filluan duke ofenduar, tërhiq mua, tërhiq presidentin. Nuk kishin asnjë shkrim, ishin anti njerëzor. Makina ishte Benz C klas ngjyrë gri, targën nuk e identidikova dot. Makina mbrapa ishte e policisë. Na terrorizuan komplet, bandë e organizuar. Nga para nuk kishte asgjë në uniformë, mendova se ishte grabitje. E mbajtja presidentin për krahu se thash po na vranë, të na vrisnin të dyve“-tregoi ai në “Top Story”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *