Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me pensionistë tha se ishte i pari kryeministërnë histori që është operuar dy herë në spital publik. Sipas tij, në kohën kur shteti drejtohej nga opozita, nuk operohej dot në një spital publik.
“Jam krenar për çfarë kemi bërë për shëndetësinë dhe për të gjitha. E kam me provë, jam i pari në kryeministër në histori me aq sa kam marrë vesh në histori që dy herë jam futur në thikë në spital publik.
Ku të futesha në thikë unë në kohën që qeverinë e drejtonin mjekët, nuk futesha dot në thikë atëherë. Shumë gjera janë bërë, por për mua do marrin kuptimin e plotë, kur qeveria t’ju japë atë që meritoni. Por ama ju të thoni që qeveria e bëri sforcon maksimale për mua”, tha Rama.