Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë një të moshuar greke.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja kishte lidhje të ngushtë me viktimën 84-vjeçare, pasi ishte punësuar për tu kujdesur për të. Ajo e ndihmonte të moshuarën me punët e shtëpisë dhe pazaret, e po ashtu në shtëpinë e të moshuarës kishin akses të lirë edhe bashkëshorti dhe fëmijët e shqiptares.

Kjo ka bërë që policia të dyshojë se autore e vrasjes të jetë shqiptarja. Pista kryesore që po heton policia është ajo e vrasjes me paramendim, për të vjedhur paratë që e moshuara mbante me vete për raste emergjente.

84-vjeçarja mbante gjithmonë me vete një trastë me para, në rast se i ndodhte diçka e keqe dhe këtë e dinte e gjitha lagjja”,- tha fqinja e të moshuarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *