Ka më shumë se një dekadë që Donald Trump nuk është shfaqur më në spektaklet e mundjes spektakolare WWW në SHBA, por ish-yjet e dikurshme duket se po rishfaqen me muskujt e tyre për ta mbështetur në fushatën 2024.

Kësaj vere në konventën republikane ishte bjondi i famshëm Terry Bollea – i njohur si Hulk Hogan, i veshur me një bluzë të kuqe ‘Trump 2024’, duke thërritur slogane si: “Le të tërbohet Trump-mania!”

Javën e kaluar ish-mundësi i kthyer në personazh mediatik, paralajmëronte dëgjuesit se “mashkulli dhe burrëria po sulmohen egërsisht në SHBA”, ashtu si dhe besimi fetar, duke iu referuar politikave liberale te demokratëve, shkruan rrjeti BBC.

“Ti e ke bërë përsëri zbavitëse politikën”, përgëzonte Calaway kandidatin e tij të preferuar.

Duke komentuar mbi strategjinë e fundit të Trump, analisti vendas Abraham Josephine Riesman, tha për BBC: “Ka shumë njerëz që i ndjekin komentet e botës së këtij sporti, pasi më parë ky ring identifikohej si apolitik dhe jashtë rrymës kryesore”.

Para se të hynte në politikë, Trump thotë se ka qenë një tifoz i mundjes në Queens, New York dhe personazheve zbavitëse që merrnin pjesë në të.

Në intervistën e djeshme me Trump, Calaway tha mes te tjerash se mundësit kanë të përbashkët me politikanët “të joshin njerëzit te vetja”, për të arritur suksesin.

“Në këtë pikë ju duket se keni qenë mjeshtër i vërtetë,” i tha ai Trump kur ky i fundit nisi të tregonte interes.

“Ju doni të bëni që njerëzit të merakosen për ju, apo jo? Ose t’ju adhurojnë, ose të urrejnë, një nga të dyja, nuk ka rëndësi se cila”, shtoi ai duke iu referuar teorisë së ruajtjes së vëmendjes së publikut, pa pasur rëndësi se cila është arsyeja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *