Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE NË TENTATIVË

Prishtinë / 21.10.2024 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë kapur duke tentuar të kryejnë vjedhje në veturën e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

  • Prishtinë / 21.10.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK dhe është ndaluar për tretman të mëtejmë të detyrueshëm në repartin e psikiatrisë. Rasti është duke u hetuar.
  • Podujevë / 20.10.2024 – 20:30. Më 21.10.2024 është raportuar se viktima femër kosovare në vazhdimësi është duke pasur dhunë psikike dhe fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë / 21.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte dërguar sms ofenduese ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

ASGJESIM APO DËMTIM I PASURISË

Ulpianë-Prishtinë/ 15.10.2024 – 14:00. Më 21.10.20214 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka dëmtuar derën e hyrjes së objektit dhe ka tentuar të depërtoj me forcë në brendi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 21.10.2024 – 13:15. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Fushë Kosovë, Prishtinë / 17.09.2024 – NN. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA- NGJARJET:

REALIZIM I URDHËRESËS 

Fsh. Bakshi, Obiliq / 21.10.2024 – 14:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.    

                                  Drejtoria Rajonale Gjilan

INCIDENTET KRIMINALE

 

MASHTRIM

Fsh. Radivojce, Viti/ Tetor 2024 – NN.  Me 21.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Kamenicë, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

                                   Drejtoria Rajonale Prizren

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

 

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren jug KM13 / 21.10.2024 – 18:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

 

PERSON I ZHDUKUR

Prizren / 21.10.2024 – 10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore.

                                   Drejtoria Rajonale Pejë

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË NË FAMILJE

  • Klinë / 21.10.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin nga i dyshuari janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, tetë fishek dhe një kuti me fishekë të pushkës ajrore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Istog / 21.10.2024 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

 

PERSON I ZHDUKUR

Istog /21.10.2024 – 07:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore.

                                                                                                

                                  Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 19.10.2024 – 11:00. Me 21.10.2024 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se viktimës femër kosovare i ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.

 

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Gjakovë / 21.10.2024 – 22:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël të substancës narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

 

GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES

Fsh. Lladroviq, Malishevë / 21.102024 – 18:10. Raportohet se në një fushë janë gjetur dy granata dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar.

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

INCIDENTET KRIMINALE:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

 

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Fsh. Vallaq, Zveqan / 21.10.2024 – 10:00. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar, i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 32 fishekë për të cilën i dyshuari nuk posedon leje valide. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.
  • Fsh.  Gazivodë, Zubin Potok / 21.10.2024 – 09:00.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar 22 fishekë, një radio-lidhje, dy bateri, dhe një telefon. I dyshuari është intervistuar dhe e vendim të prokurorit, është  liruar.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Zubin Potok / 21.10.2024 – 01:52. Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet. Rasti është duke u hetuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

 

AKSIDENT TRAFIKU ME DËME MATERIALE

Fsh. Leshak, Zveqan / 21.10.2024 – 09:35. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku ku drejtuesi i veturës duke drejtuar prapa veturën ka goditur një mur dhe në veturë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

 

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar. 

           STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
 

Aksident trafiku me fatalitet 2
Aksident trafiku  me të lënduar 20
Aksident trafiku  me dëme materiale 32
Tiketa trafiku të shqiptuara 2088
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 20
Persona në mbajtje 8
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 1

 Me respekt,

DIMP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *