Një djalë 28 vjeç në Greqi ka bërë xhiron e mediave botërore, përfshirë ato kryesore, me veprimin e tij që detyroi gjykatën ta dënojë me kusht.

28 vjeçari hynte vazhdimisht fshehurazi në banesa të fqinjëve dhe nuhaste këpucët e tyre. Ai më pas largohej pa prekur asgjë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Sindos, pak kilometra larg Selanikut, raporton noa.al.

28-vjeçari grek i tha gjykatës së Selanikut se nuk ishte në gjendje të shpjegonte sjelljen e tij, e cila, sipas tij, i kishte shkaktuar një siklet të madh.

Ai theksoi se nuk kishte ndërmend të shkelte ligjin ose të dëmtonte dikë. Edhe fqinjët dëshmuan se ai kurrë nuk shfaqi ndonjë shenjë agresioni gjatë vizitave të tij në orët e natës.

Burri u arrestua para agimit të 8 tetorit në qytetin e vogël të Sindos, rreth 15 kilometra në perëndim të Selanikut. Policia ishte thirrur pasi një fqinj e gjeti të pandehurin në pragun e shtëpisë duke nuhatur këpucët e familjes së tij, të cilat ishin lënë jashtë për t’u ajrosur.

Gjykata dëgjoi se kishte pasur të paktën tre incidente të ngjashme në gjashtë muajt e fundit, pavarësisht se fqinjët i kishin kërkuar familjes së të pandehurit që të ndalonin veprimet e të riut.

28 vjeçari u dënua me 1 muaj burg me kusht dhe u urdhërua të merrte pjesë në seancat e terapisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *