Aktorja e famshme e Hollywood-it, Nicole Kidman, ka zbuluar se iu desh të ndalonte xhirimet e skenave seksuale për filmin e saj të ardhshëm, “Babygirl” pasi eksitohej seksualisht gjatë filmimeve.

Drama, e drejtuar nga Halina Rain, e njohur për filmin “Bodies Bodies Bodies”, ndjek historinë e një CEO të fuqishme, e cila vë në rrezik karrierën dhe familjen e saj për shkak të një marrëdhënieje të paligjshme me një punonjës të ri.

“Kishte shumë ndërveprim dhe besim, por edhe zhgënjim. Ishte sikur, ‘mos më prek’”, tha Kidman.

Në vazhdim, ajo shpjegoi se në momentet e xhirimit ndihej sikur po arrinte kulmin e saj sepse ishte eksituar seksualisht:

“Ka pasur raste kur kam thënë: “Nuk dua më. Mos mu afro”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *