Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story” në Top Channel komentoi shpalljen e  tij si non-grata nga Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Demokrati u shpreh se shpallja non grata e bëri që të rikthehej në skenën politike.

Ndër të tjera Berisha u ndal te masa ndaj tij “arrest në shtëpi”, ku tha se “pasi dështuan me kontrollin e opozitës, zgjodhën arrestin tim pa anjë provë dhe fakt”.

Në Shqipëri u godit një njeri që nuk kishte funksione drejtuese në PD por ishte një avokat i qëndrueshëm i interesave të shqiptarëve. Më kthyen në skenën politike. Fakti që menduan ti jepnin vendit im një opozitë kukull, kjo bënte që Sali Berisha të mos pajtohej me këtë dhe i tha vetes 100 herë një thënie të vjetër “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”. Pasi dështuan me kontrollin e opozitës zgjodhën arrestin tim pas asnjë provë.”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *