Tifozët e futbollit e njohin shumë mirë emrin e Adrianos (Adriano Leite Ribeiro), me nofkën ‘Perandori’ që shkëlqeu me Interin dhe Brazilin, duke u bërë makthi i shumë mbrojtësve në Evropë.
Ish-sulmuesi i famshëm i Brazilit dhe Interit, sot jeton shumë larg luksit. Ditët e fundit janë publikuar video të tij, ku 42-vjeçari shihet duke kërcyer zbathur në rrugë e duke konsumuar alkool dhe duke tymosur duhan.