Dy shtetas zviceranë janë lënë në burg nga Gjykata e Serbisë, pasi akuzohen se kanë bërë simbolin e “Shqiponjës dykrenare”.

Mësohet se Bernard C., dhe Ganfranc V., akuzohen për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes, racore dhe fetare sipas ligjeve të Serbisë, dhe u është caktuar 30 ditë qëndrim në paraburgim.  Gjykata u justifikua se paraburgimi i tyre është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes.

Sipas kallëzimit penal, Bernard C. ka fotografuar Gianfranco V., me celularin e tij teksa me duar tregonte shqiponjën dykrenare, veprim i cilësuar nga Serbia si simbol i “Shqipërisë së madhe”.

“Pasi panë policët, Gianfranco u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua në qendër të Beogradit në mbrëmje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *