Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga disa persona.

Ngjarja, e cila ka tronditur komunitetin, raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në një objekt në ndërtim në rrugën “Tirana”.

Sipas informacioneve, pesë individë dyshohet se janë përfshirë në këtë rast, dhe deri tani ata nuk janë identifikuar.

Viktima ka rrëfyer në polici se fillimisht është detyruar të konsumojë substanca narkotike, dhe pas kësaj është abuzuar seksualisht. Sipas raportimeve të Sinjali.com vajza është abuzuar dhe droguar nga pesë persona dhe më pas është hedhur në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *