Heidi Baci erdhi së fundmi me një njofitm të papritur në Goca dhe Gra”, ku tregoi për largimin nga tryeza e diskutimeve. Mes emocioneve, mirënjohjes për koleget dhe publikun që e ka mbështetur, Heidi tha se do të largohet nga Shqipëria për arsye personale.

Së fundmi Heidi duket se ka konfirmuar zërat për ndarjen e saj nga aktori i humorit, Romeo Veshaj, në një mënyrë të qartë dhe të papritur. Ajo ka hequr të gjitha fotografitë me Romeon nga profili në llogarinë e saj në Instagram, duke lënë pas çdo dyshim për statusin e lidhjes së tyre.

Përveç fotove, Heidi ka eliminuar edhe “highlights” që përmbanin momente të përbashkëta e të ëmbla me aktorin, duke theksuar kështu vendimin e saj për të shkëputur çdo lidhje me të.

Mbrëmë, ajo ndau disa momente të bukura në Instastory me familjen e saj, e cila kishte ardhur nga Italia për ta vizituar, duke i ofruar asaj mbështetje dhe ngrohtësi në këtë periudhë të vështirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *