I dënuari për vrasjen e vitit 2021 në ‘City Club’ në Pejë, Granit Elshani, është dorëzuar vullnetarisht sot në Policinë Rajonale në Pejë. Për këtë, mbrojtësja e tij, ka njoftuar Policinë të premten se i njëjti do të paraqitet vullnetarisht.
Sinjali ka mësuar se Elshani ka qenë jashtë vendit kur është marrë vendimi i Gjykatës së Apelit dhe posa ka arritur sot në Kosovë, është dorëzuar.
Atë kohë, Granit Elshani s’ishte gjetur në shtëpi dhe një gjë e tillë ishte konfirmuar përmes raportit të Policisë për zbatimin e urdhëresës, ku familjarët kishin njoftuar se ai nuk ndodhej në Kosovë.
Elshani akuzohej se “me datën 02 janar 2010, rreth orës 22:45 minuta, në Pejë, në diskotekën “City Club”, e cila gjendet në afërsi të sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin Valdet Kelmendin, ka nxjerr dy armë dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të tij me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B.Sh. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V.K., A.B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm në diskotekë.