Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale Prishtinë:

INCIDENTET KRIMINALE

 POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Dashmir Krasniqi, Prishtinë/03.11.2024-03:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe është konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë / 03.11.2024-21:00.  Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 7.38 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 03.11.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 02.11.2024 – 16:00.  Është raportuar se me datën e cekur i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë kërkim të të dyshuarit. Rasti duke u hetuar.

KANOSJE

Fsh. Raskovë, Obiliq / 03.11.2024-23:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Krojmir, Lipjan / 29.10.2024-23:00.  Me 03.11.2024 është raportuar se dy persona të panjohur me datën e cekur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit nga ku kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

MOSPËRFILLJE E GJYKATËS

Rr. Musine Kokollari, Prishtinë / 03.11.2024-18:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNIM

Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Kërpimeh, Podujevë / 03.11.2024-20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturë e tyre, u janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie me 15-copë fishekë për të cilat të njëjtit nuk posedonin leje. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Nazim  Gafurri, Prishtinë / 03.10.2024-21:20. Lidhur me rastin është raportuar se me 03.11.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA- NGJARJET:

REALIZIM I URDHËRESËS SË GJYKATËS

PKK-Merdare / 03.11.2024-14:50. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar i kërkuar  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Prishtinë/03.11.2024-21:40. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar i kërkuar mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *