Produksioni i spektaklit “Big Brother VIP Kosova-3” ka bërë një veprim skandaloz  duke e futur brenda shtëpisë Atilla Kardesh, ish burrin e dhunshëm të anëtares së deritashme, Drenusha Latifi, si banor të ri.

Drenusha qartazi ësht ndjerë e dëshpruar dhe zemërthyer me këtë gjest.

Në anëln tjetër Kardesh qysh në takimin e parë me ish gruan e tij, të cilën e kishte rraur sa ishin në martesë, filloi bisedën me cinizëm, dhe injorim të saj.

“Fëmijët i ke mirë, pasi nuk po pyet për ta”, iu drejtua asaj.

Banorët ndonëse u përshëndetën me banorin më të ri.nnk treguan ndonjë dashamirësi ndaj tij.

Disa nga banorët menjëherë në levanderi filluan ta inkurajojnë Drenushën për vazhdimin e lojës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *