Atilla Kardesh ka ndërprerë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Ai kishte hyrë në shtëpi në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar teksa hyrja e tij u diskutua jo pak, meqenëse dikur ishte i martuar me njërën nga banoret e edicionit të sivjetshëm të BBVK, Drenusha Latifin ndaj së cilës kishte ushtruar dhunë të shfrenuar.

Klan Kosoova ka tentuar ta prezantojë daljen e Atillës si “vullnetare”, por qartazi dalja ka ardhur si pasoj e presionit publik, të organizatave për të drejtat e grave, si dhe opinionit të gjerë.

Një reagim ishte bërë edhe nga ministria e Drejtësisë, e cila e kishte shfrytëzuar rastin për ta atakuar televizioin që e kishte “halë në sy” nga e kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *