Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA, duke theksuar se ishte një nder i madh për të punuar me Joe Biden për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës. Në një postim në rrjetin social X, Rama shprehu gëzimin për fitoren e Trump, duke theksuar se mezi pret mundësinë për të punuar me të për të përmirësuar më tej partneritetin mes dy vendeve.

“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme🇺🇸 Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm,” shkroi Rama.