Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka shkaktuar momente paniku në ndeshjen e kategorisë së dytë mes Orikut dhe Shkumbinit.

Gjatë lojës, një lojtar nga skuadra e Peqinit ka humbur ndjenjat në fushë, duke sjellë një situatë të tensionuar për të pranishmit.

Për disa minuta, ndeshja u ndal dhe u kërkua ndërhyrja e shpejtë e ambulancës, ndërsa edhe lojtarët e të dy skuadrave shpejtuan të ofronin ndihmën e parë.

Fatmirësisht, lojtari filloi të reagojë dhe, pas një periudhe pasigurie, ai u dërgua me urgjencë në spital për më shumë trajtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *