Garuesja serbe në Tekwando fitoi në Kampionatin Evropian në Shqipëri për moshat 6 deri në 8 vjeç duke fituar nga garuesja moshatare nga Kosova.
Tekwandistja nga Shabaci Nina Saviq në finale për të artën u ndesh me garuesen Valina Fetiu nga Kosova të cilën e mundi.
Pas përfundimit të finales garuesja e vogël nga Kosova u rrah nga trajneri i saj.
Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë.
Më pas, një nga gjyqtarët e ndeshjes erdhi menjëherë dhe e përqafoi vajzën.

Sipas mediave nga rajoni, trajneri është dënuar menjëherë me gjashtë muaj.

Telegrafi ka kontaktuar me Federata e Taekwondo-së e Kosovës për të kuptuar më gjerësisht për rastin për të cilin kanë raportuar edhe mediat e rajonit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *