Gazetarja Anila Hoxha ka treguar sot në “Top Story” të tjera detaje me masakrën e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Shkodër me 4 viktima.
Për dy personat e kërkuar për ngjarjen, gazetarja Hoxha tha se janë një emër i njohur për policinë, pasi kanë sulmuar me armë persona në mes të Shkodrës.
Për Alind Bushatin, gazetarja tha se ai ishte i varur nga lojërat e fatit, ndërsa fati i keq i Hamza Licit sipas saj, ishte vetëm sepse ishte vëllai i Ibrahim Licit.
Të shkosh në Shkodër ke makina me xhama të errët. Kur ne raportojmë ata u larguan me makinë të blinduar, kur ata shpëtojnë nuk dihet asgjë. Vëllai i Ibraim Licit ishte 23 vjeç, i paskeduar. Fati i keq ishte që ishte vëllai i Ibrahim Licit. Shteti shqiptar dështoi për ta ekstraduar. Sot vazhdon të jetë i kërkuar për një vrasje.
Po fajdet, e dini çfarë bëhet me fajdet sot? Shoku i vëllait të Ibrahim Licit që u vra, edhe ai siç tregojnë njerëzit jashtë kamerës, ai ishte dikur me Bajrat. Kishte varësi me lojërat e fatit. Dënoi shteti ndonjë për fajdet? Dështoi!
Lojërat e fatit të çojnë që do marrësh borxh te kriminelët dhe ata nuk të falin. Në Shkodër të vendosin gjoba, Shkodra duhet marrë seriozisht për tenderat. U masakrua punonjësi i bashkisë Shkodër dhe thotë nuk kam parë asgjë nuk di gjë”-deklaroi gazetarja Anila Hoxha.