Arben Fetai, zëvendës kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka folur rreth një kërcënimi të bërë disa ditë më parë kundër tij. Ai e ka raportuar rastin në polici.

Ky është njoftimi i tij:

“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.
Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi. Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *