Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se Rusia ka dislokuar rreth 50,000 trupa në Kursk, rajoni jugor rus ku Kievi nisi kundërofensiven e tij në verë.

Trupat ukrainase “vazhdojnë të mbajnë prapa grupin armik prej gati 50,000 trupash” në Kursk, tha Zelensky në një postim në Telegram.

Një zyrtar amerikan tha për CNN se Rusia ka grumbulluar një forcë të madhe prej dhjetëra mijërash përfshirë trupat e sapo ardhura të Koresë së Veriut, për të kryer një sulm ndaj pozicioneve ukrainase në Kursk. Zyrtari tha se ofensiva pritej në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *