Eduart Kuqi është ndër banorët më të rinj të Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka hyrë të premten së bashku me dy konkurrentë të tjerë: Anisa Veselin dhe Pajtim Morinën.
Siç duket, ai nuk është ambientuar akoma në shtëpi dhe ka filluar menjëherë përplasjet me banorët. I njëjti u nervozua me aktoren Gresa Gashi, teksa ka kaluar në ofendime të mëdha.
Një video që ka qarkulluar së fundmi, ai ka bërë një deklaratë tronditëse për banoren e lartpërmendur.
Pritet të shihet nëse do të ketë një vendim ndëshkues në lidhje me këtë promovim të dhunës ndaj femrës.