Edi u largua pas mesnatës nga Big Brother VIP Kosova 3. Ai kërkoi të linte shtëpinë me dëshirë, pasi tha që ka disa punë që i ka lënë pezull jashtë.

Në momentin që doli, ai ishte tejet i vendosur dhe i pakompromis ndaj moderatorëe: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Derisa prezantuesja i kërkoi që të reflektonte, ai tha se nuk dëshiron të rri më në shtëpi.

“A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. E din edhe vëllai i madh për këta. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë”, tha ndër tjerash Kuqi.

Për këtë i reagoi Alaudini, duke i thënë se nuk mund ta thyejë derën dhe se nuk është në shtëpinë e tij. Megjithatë produksioni u detyrua të lirojë menjëherë Edin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *