Enca Haxhia është rikthyer në skenë pas një pauze prej dy vitesh me këngën “Dashni”. Ajo gjatë kësaj periudhe nuk u shfaq as në intervista, duke lënë kështu çdo gjë sa më private.

Në një bisedë në ‘podcast’-in “So Uindi,” të drejtuar nga motra e saj, bukuroshja ka zbuluar arsyet pas pauzës dhe planet për rikthimin.

“Pas një periudhe shumë të gjatë, më shumë sesa 10 vjet që kam qenë pjesë aktive e industrisë, e muzikës, kisha nevojë që të merrja kohën time si Ruensa, jo si Enca, jo vetëm si artiste, por për veten time. Po ndiqja lumturinë time personale si njeri dhe mendoj që edhe sikur ta ktheja kohën, sërish do ta kisha marrë këtë pauzën se shumë njerëz mendojnë dhe është e vërtetë që pas një pauze, gjërat janë pak më sfiduese për t’i kapur gjërat aty ku i le”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *