Martel ndër të tjera në intervistën e gjatë ka thënë se angazhimi i tij në favor të Bosnjës ia ndryshoi jetën, “sigurisht, por jo vetëm këtë herë në Sarajevë të vitit 1994, por gjithë përfshirjen në çështjen boshnjake”.
“Ndryshova mendjen për komunizmin/nacionalizmin dhe kuptova se si ish-komunistët mund të rigjenerojnë veten me ultra-nacionalizëm, duke përdorur lajme të rreme për të qëndruar në pushtet, në emër të rremë të pakicave. Ashtu siç bëri Millosheviqi”, ka t[ërhequr vëmendjen ai.
“Pas asaj periudhe u bëra shumë më i kujdesshëm me të gjitha informacionet e rreme dhe pashë rrezikun e nacionalizmit. Tridhjetë vjet më vonë, ne jemi ende në këtë debat. Në një farë mënyre, Millosheviqi bëri një provë shumë të mirë në Bosnje për Putinin me luftën e sotme në Ukrainë. Putini është Millosheviqi i madh – një kriminel edhe më i madh, më shumë sadist dhe më shumë shovenist. Në fund, qindra mijëra të rinj rusë u vranë për shkak të çmendurisë së Putinit. Ai nuk ngrihet për Rusinë: ai e tradhtoi Rusinë. Ashtu siç e tradhtoi Millosheviqi Jugosllavinë dhe popullin serb. Shpërbërja e Jugosllavisë ishte në thelb faji i Millosheviqit dhe përgjegjësia e tij”, ka veçuar Martel.