Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e dytë të qëndrimit në BeH e ka nisur me një takim me anëtarin e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq.

Gjatë takimit, Komshiq falënderoi kryeministrin e Republikës së Kosovës për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, duke theksuar se vlerësojmë një veprim kaq të jashtëzakonshëm të njëanshëm dhe rrjedhimisht të pazakontë të kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës.

Kjo lëvizje sigurisht që do të kontribuojë në një lidhje më të mirë mes qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e tregtisë së ndërsjellë.

Komshiq me këtë rast iu referua kritikave lidhur me vizitën dhe takimet e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat vijnë nga RS por edhe nga rajoni, duke kujtuar se RS nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se RS nuk është kompetent për lëshimin e vizave për hyrje në BeH, si dhe se anëtarët e Presidencës së BeH sigurisht nuk do ta pyesin Dodikun apo dikë tjetër me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojnë.

“Ne i perceptojmë kritikat që vijnë nga vendet e rajonit si një tjetër dëshmi e dukshme e përpjekjeve për të mohuar sovranitetin e BeH-së dhe presionin ndaj organeve dhe institucioneve sovrane të BeH-së në zhvillimin e politikës së jashtme”, tha Komshiq.

Me këtë rast Komshiq dhe Kurti diskutuan për proceset e përgjithshme politike dhe sociale në rajon.

Fotot e mëposhtme janë bërë sot nga “Oslobogjenje”, teksa Kurti është parë në qendër të Sarajevës:

image

image

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *