Lajmi i publikuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci:
“Lajm i mirë për studentët e Gjakovës
Kemi vënë sot gurthemelin për Fakultetin e Mjekësisë në Kampusin Universitar në Gjakovë. Vlera e këtij projekti është 3,470,074.30 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej afro 8000 metra katrorë.
Përmes ndërtimit të objekteve moderne arsimore, synojmë përmirësimin e cilësisë dhe gjithëpërfshirjes si dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore.
Një Universitet i cili krijon kushte dhe qasje në arsim cilësor, krijon edhe një shkallë të lartë të kohezionit social, ndaj reformat e thella në arsim zënë vend të spikatur në agjendën politike të kësaj qeverie.
Stafit dhe studentëve të këtij Fakulteti, u dëshiroj shumë suksese!”