Nga: Salih Kabashi
KRONIKË E NJË BLITZKRIEG-U FITIMTAR TË REBELËVE SIRIANË.
MERR FUND MBI GJYSMË SHEKULLI TIRANI NGA VRASËSI HAFEZ EL-ASSAD DHE I BIRI I TIJ, BASHAR EL-ASSAD!
Kryengritësit e udhëhequr nga islamistë marshuan në Damask dhe pas 11 ditëve të ofensivës së furishme solli fundin e sundimit gjakatar të presidentit Bashar al-Assad.
Trazirat në Siri patën filluar në mars të vitit 2011 në kuadrin e lëvizjes protestuese të njohur si Pranvera Arabe.
Qeveria e Asadit ato i pati shtypur me dhunë, të cilat çuan në një konflikt të gjatë të armatosur e të pa fund. Në fund të nëntorit, megjithatë, pati një ofensivë të papritur dhe të rrufeshme nga rebelët.
Ja kronologjia e ngjarjeve të ditëve të fundit.
27 NËNTOR
Rebelët islamikë nisën një sulm të befasishëm ndaj ushtrisë siriane në provincën veriore të Alepit. Pasuan përleshjet, në të cilat brenda 24 orësh u vranë më shumë se 130 njerëz.
Sulmi ishte kryer nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili kontrollon pjesën më të madhe të rajonit veriperëndimor të Idlibit dhe pjesë të provincave fqinje të Alep, Hama dhe Latakia Sulmi ishte ndihmuar edhe nga fraksionet rebele aleate.
28 NËNTOR
Ofensiva e HTS dhe e rebelëve të tjerë vazhdoi duke prerë një lidhje të rëndësishme autostrade midis Alepit dhe kryeqytetit sirian Damaskut. Sipas agjencive të huaja të lajmeve, përleshjet ndodhën në një kohë të ndjeshme për Sirinë dhe rajonin, pas një armëpushimi të brishtë midis Hezbollahut dhe Izraelit që hyri në fuqi në Libanin fqinj.
29 e 30 NËNTOR
Islamistët bombarduan Alepin në veri të vendit dhe hynë në qytet me një sulm-rrufe mbi forca qeveritare siriane, të cilat përndryshe mbështeteshin nga Irani dhe Rusia. Si kundërpërgjigje, avionët luftarakë rusë filluan sulmet në Alepo. Por, brenda një dite, rebelët morën nën kontroll pjesën më të madhe të Alepit, si dhe mbi 80 qytete e fshatra në Sirinë veriore. Në një bisedë me homologët e tij iranianë dhe turq, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kishte shprehur shqetësimin për përshkallëzimin “e rrezikshëm” të armiqësive.
1 DHJETOR
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmonte se forcat e regjimit sirian kishin humbur kontrollin e qytetit të Alepos për herë të parë në më shumë se një dekadë. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragchi udhëtoi për në Damask për t’u takuar me Asadin të cilit ia konfirmoi mbështetjen e fortë të Teheranit për qeverinë dhe ushtrinë siriane. SHBA dhe aleatët e saj bënë thirrje për deeskalim dhe mbrojtje të civilëve në Siri.
2 DHJETOR
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian u zotuan për mbështetje të pakushtëzuar për aleatin e tyre Sirinë.
5 DHJETOR
Rebelët kanë pushtuar qytein Ham, qytetin e katërt më të madh të Sirisë, pas disa ditësh luftime të ashpra me forcat e Asadit. Udhëheqësi i rebelëve dhe HTS-së Abu Mohamed al-Jolani tha se nuk do të ketë asnjë hakmarrje pas marrjes së qytetit Hama. Ndërkohë Kina kishte u kishte kërkuar qytetarëve të saj të largoheshin nga Siria.
6 DHJETOR
Rebelët po i afroheshin Homsit, i njohur si kryeqyteti i revolucionit. Udhëheqësi i HTS Jolani kishte thënë se objektivi i ofensivës është përmbysja e regjimit të Asadit. Ushtria e Asadit dhe njësitë paraushtarake të mbështetura nga Irani ishin tërhequr nga qyteti lindor Deir Ezor e rrethinat e tij, ku këshilltarët iranianë ishin vendosur që nga viti 2011.
Që nga fillimi i ofensivës më shumë se 820 njerëz, përfshirë 111 civilë, ishin vrarë ndërsa 280.000 ishin zhvendosur. Kombet e Bashkuara kishin paralajmëruar se numri i të zhvendosurve mund të rritej deri në 1.5 milion.
7 DHJETOR
Rebelët pushtuan Homsin dhe udhëheqësi i HTS, Abu Mohamed al-Jolani njoftoni për një përparim drejt Damaskut. Ministria e Mbrojtjes e Sirisë mohoi lajmin për tërheqjen e ushtrisë nga afërsia e Damaskut.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, qeveria e të cilit mbështet disa grupe të armatosura në Sirinë veriore, deklaroi se Siria ishte e lodhur nga lufta, gjaku dhe lotët. Hezbollahu i Libanit ka dërguar 2000 luftëtarë në Siri për të ndihmuar Asadin të mbrojë pozicionet.
8 DHJETOR
Rebelët përparuan furishëm drejt Damaskut.
Ushtria siriane dhe forcat e tjera të sigurisë tërhiqen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut. Sundimtari vrastar, presidenti Assad u largua nga vendi.
/Ky shkrim është publikuar në llogarinë e autorit, Salih Kabashi në Facebook/