Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar kreun e prokurorisë së Posaçme Altin Dumani pas nderimit me çmimin si kampion i antikorrupsionit.

DASH, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si kryeprokuror i posaçëm, ndërsa thekson se drejton SPAK me integritet, profesionalizëm dhe guxim.

“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.

Ishte sekretari Antony Blinken që ndau çmimet për 10 kampionët në të gjithë botën pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Ai tha se Dumani drejton një strukturë të re, ndërsa ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *