Nga raporti ditor-Policia e Kosovës:
DHUNË NË FAMILJE & PËRDORIM I ARMËS
Pejë / 09.12.2024-21:50. Viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë me të cilën dyshohet se i njëjti ka shtënë dy herë në ajër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.