shtë zhvilluar këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit “Plumbi i Artë”.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili dha dëshminë e tij, por gjithashtu edhe persona të tjerë që Dumani i ka akuzuar si bashkëpunëtorë. Dëshmia e tij u shoqërua me kundërshti të ashpra nga këta persona, të cilët e ndërprenë disa herë Dumanin, duke krijuar situata të tensionuara në sallë.

Në kulmin e përplasjeve, i akuzuari Petrit Qoli deklaroi: “Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime.”

Për të qetësuar situatën, gjykata vendosi ndërprerjen e seancës për disa minuta. Pas rifillimit, seanca vijoi nën masa të forta sigurie, ndërsa tensionet mes palëve mbetën të larta.

Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit. Atij iu thye nofulla dhe nuk fliste dot. Morëm çantën, u larguam dhe më pas ndamë lekët, rreth 20 milionë.”, tha Dumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *