Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Seman rreth orës 02:00, ku viktima, një 50-vjeçar që lëvizte me motor, është përplasur nga një makinë. Ai ka marrë plagë të rënda dhe raportohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *