Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Pjoskë.

Sipas informacioneve dy mjete janë përplasur keq me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit ka mbetur një viktimë.

Ende nuk dihen rrethanat e shkakut të aksidentit.