Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës, Nënkolonel Oliver Palkowitsch, Atashe i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë. Në këtë takim morri pjesë edhe atasheu i sapoemëruar i Gjermanisë për Kosovë, Nënkolonel Marc Abendroth.
KOMFSK ndau mirënjohje për Nënkolonelin Palkowitsch me motivacion kontributin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë Gjermane.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *